Zgjedhjet qendrore të 23 qershorit 2013 janë dhe eventi politik më i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Me qëllim që të kemi zgjedhje të lira, të pakontestuara dhe të drejta të gjithë aktorët e brendshëm e të jashtëm janë të predispozuar të ndihmojnë procesin zgjedhor.

Një nga aktorët më të rëndësishëm është Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri e cila ka akorduar në emër të qeverisë amerikane një sërë fondesh për mbështetjen e këtyre zgjedhjeve. Një nga përfituesit e granteve të vogla është edhe Instituti Shqiptar për Çështjet Publike i cili mendësoi projektin “Vota Rinore” me qëllim kryesor sensibilizimin e të rinjve për të marrë pjesë sa më gjerësisht në procesin zgjedhor. Votuesit për herë të parë janë në fokus të projektit “Vota Rinore” ku me anë të një autobusi, grupi i vullnetarëve i udhëhequr nga pedagogë, pasi të jetë trajnuar do të udhëtojë qytet më qytet e shkollë me shkollë në mënyrë që t’i gjendet sa më pranë të rinjve votues me argumente bindës për të drejtën ligjore dhe detyrimin moral të pjesëmarrjes në votime.


Multimedia
Video Foto Publikime
 
Partnerë