VOTA KËRKON EDHE AKTIVIZIM RINOR

Shpeshherë shprehja sipas së cilës “Popujt kanë qeveritë që meritojnë” është përdorur në sensin e kudërt duke pranuar me fatalizëm gjithçka vendosin qeveritë dhe politikanët dhe duke harruar që pushteti i tyre jemi vërtetë ne, shoqëria civile dhe angazhimi qytetar. çdo veprim yni sa i zakonshëm qoftë ai sjell përgjegjësi të cilat përveçse individuale në momentin kur shihen në ansambël konturojnë sjellje të përgjithshme shoqërore.

Fatmirësisht , shoqata dhe organizata të ndryshme joqeveritare dhe jofitimprurëse po bëjnë një punë të palodhur në nxitjen e angazhimit qytetar si dhe në rritjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile, shtresë kjo jetësore për një shoqëri demokratike me shtet ligjor dhe shtet të së drejtës.

Në këtë kategori do të gjeni njoftime mbi aktivitete sensibilizuese të organizuar nga shoqata dhe organizata të ndryshme joqeveritare dhe jofitimprurëse që kanë si qëllim kryesor pikërisht ridimensionimin dhe rizgjimin e shoqërisë civile me anë të angazhimit qytetar.










Multimedia
Video Foto Publikime
 
Partnerë