VOTA ËSHTË DEMOKRACI

Termi demokraci është përdorur aq shumë pas viteve 90 në Shqipëri sa shoqëria shqiptare e ka kthyer atë tashmë në një mit, ideal të paaritshëm duke harruar që është e drejta për vendimmarrje e shumicës pa lënë mënjanë dhe të pambrojtura interesat e pakicës. Votimi është vetëm instrumenti që përdor shoqëria për të instaluar demokracinë. Ky instrument duket aq normal në jetën moderne saqë konsiderohet një proces i natyrshëm dhe i pakontestueshëm për pjesën më të madhe të shoqërive moderne demokratike.

Shoqërisë shqiptare, periudha totalitariste i mohoi të drejtën për të kuptuar rëndësinë e të pasurit demokraci, hapat që duhet të ndiqen për ta arritur dhe ruajtur e përmisuar atë e çka është më e rëndësishme, për të kuptuar që vetëm votimi dhe vota e lirë mund të sjellin një sistem demokratik i cili fitohet dhe nuk është asnjëjerë i mirëqënë. Në këtë kategori do të gjeni aktivitete, artikuj dhe shkrime, të cilat do të promovojnë sjellet demokratike dhe do të shpjegojnë se pse është e domosdoshme që të merrni pjesë në votime.










Multimedia
Video Foto Publikime
 
Partnerë