VOTA GARANTON DREJTËSI SOCIALE DHE MBROJTJE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Në këtë kategori do të përfshihen deklarata për shtyp, artikuj dhe studime të cilat kanë në fokus mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kaq të rëndësishme për një shoqëri vërtetë të lirë. Drejtësia sociale nënkupton një shoqëri të bazuar në parimet e barazisë, solidaritetit, shtetit jo vetëm ligjor por edhe të së drejtës i cili jo vetëm garanton de iure por edhe respekton de facto të drejtat e njeriut.

Parashikimet normativë garantojnë një trajtim të njëjtë të individëve pavarësisht dallimeve raciale, gjinore, fetare, bindjeve politike, përkatësisë shoqërore, nivelit ekonomik etj. Në fokus drejtësia sociale ka mbështetjen në garantimin e të drejtave për ato shtresa të margjinalizuara të cilat janë më të defavorizuara dhe hasin vështirësi në të qenit njëlloj me të gjithë të tjerët. Rinia me mendësinë e saj të re dhe energjinë që e karakterizon është e vetmja që të sigurojë plotësisht krijimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut sipas kuptimit evropian.











Multimedia
Video Foto Publikime
 
Partnerë