Takim bashkëpunimi midis institutit AIPA dhe Vlora Youth Center.

Ditën e hënë, 29 prill 2013, Instituti për Çështjet Publike, (AIPA) gjatë vizitës së tij në qytetin e Vlorës u mirëprit në një takim nga Vlora Youth Center, po ashtu një nga përfituesit e granteve të Ambasadës Amerikane për asistencë ndaj zgjedhjeve qendrore 2013. Në këtë takim koordinatorja e projektit Vota Rinore, znj.

Bano ju paraqiti përfaqësuesve të Vlora Youth Center materialet promovuese si dhe webin e përgatitur me qëllim publikimin e të gjithë aktiviteteve dhe koordinimin mes 13 përfituesve të granteve. Po ashtu u ofrua asistenca e studentëve tanë vlonjatë të cilët janë angazhuar vullnetarisht në projektin Vota Rinore, që të marrin pjesë edhe në forumet lokale si dhe trajnimet që do organizojë Vlora Youth Center në qarkun e Vlorës.

Koordinatori i këtij projekti për Vlora Youth Center z. Elidion Lamani po ashtu u shpreh i kënaqur për këtë bashkëpunim dhe na ftoi të marrim pjesë në aktivitetin më të rëndësishëm që kish në qendër projekti i Vlora Youth Center - organizimin e Zgjedhjeve për Parlamentin Rinor 2013 që do zhvillohen më 21 maj 2013.

Besojmë që ky hap i parë i bashkëpunimit të vazhdojë edhe më tej.