Projekti Vota Riniore- Durrës

Projekti Vota Riniore e inicioi udhëtimin e tij nëpër Shqipëri me qytetin bregdetar të Durrësit.

Durrësi ka qenë gjithmonë mikpritës për ne me nxënës plot interes për projektin Vota Rinore. Si qytetarë të denjë edhe pse vetëm 18 vjeçarë, maturantët e këtij qyteti e kuptonin në pjesën me të madhe të tyre rolin e të drejtës së votës si dhe rëndësinë që ata kanë në shoqëri.

Seminaret trajnuese me këta maturantë u zhvilluan në një atmosferë shumë të këndëshme, të dominuara nga pyetjet e shumta që të rinjtë durrsakë kishin për faktin se pse duhet të votojnë. E lamë qytetin e Durrësit i cili na dha shumë buzëqeshje dhe një mikpritje të ngrohtë pavarësisht motit kapricios.

Udhëtimi i rradhës i grupit të studentëve dhe pedagogëve me misionin e rëndësishëm të ndërgjegjësimit të të rinjve për të marrë pjesë aktivisht në ushtrimin e të drejtave të tyre shoqërore dhe politike do të vazhdojë në qytetin 2400 vjeçar të Beratit dhe me qytetin e gjelbëruar të Lushnjës.