|
Vota Rinore ne Lushnje
Vizitë e grupit të vullnetarëve të projektit Vota Rinore në qytetin e Lushnjës Ditën e enjte, 11 prill 2013 grupi i përbërë nga 15 vullnetarë studentë të Universitetit “Marin Barleti” me cilësinë e trajnuesve si dhe pedagogë të këtij institucioni vizitoi qytetin e Lushnjës në kuadër të projektit Vota Rinore.
Grupi i Votës Rinore i pajisur me bluzat, kapelet dhe spilat gjithëngjyrëshe të Votës Rinore bënë takime ndërgjegjësuese në 3 shkolla të mesme, duke u përqendruar tek maturantët të cilët kanë mbushur ose mbushin moshën 18 vjeçare brenda datës 23 qershor 2013.
Shkollat e mesme të vizituara ishin Jani Nushi, 18 Tetori, Vath Koreshi. Vihej re një predispozitë e të rinjve për të marrë pjesë në votime gjë e cila jo vetëm e lehtëson realizimin dhe implementimin e projektit tonë, por edhe ju jep krahë këtyre të rinjve që të mund të bëhen ata promotorë të misionit tonë ndërgjegjësues me bashkëmoshatarët e tjerë.
Një ndihmesë të veçantë për realizimin e këtij projekti dha Drejtoria Arsimore e qytetit të Lushnjës, e cila na mundësoi aksesin në të gjitha klasat e XII si dhe lejoi vendosjen e posterave ndërgjegjësues të projektit në ambientet e shkollave.
Një falënderim shkon dhe për dy televizionet lokale, 7TV e qytetit të Lushnjës si dhe Apollon TV i qytetit të Fierit, të cilët shfaqën interes për projektin Vota Rinore dhe i dhanë mundësinë e prezantimit të projektit Koordinatores znj. Elona Bano. |
|