Vizitë e vullnetarëve të Votës Rinore në Berat

Ditën e enjte, datë 11 prill 2013 grupi i trajnuesve të projektit Vota Rinore dhe pedagogët mbështetës të këtij projekti vizituan qytetin 2400 vjeçar të Beratit. Të pajisur me materialet ndërgjegjësuese të Votës Rinore por edhe me shume dëshirë për punë, grupi vizitoi të dy shkollat e këtij qyteti “Babë Dud Karbunara” dhe “Kristaq Capo” .

Pjesa më e madhe e maturantëve që i kishin mbushur moshën 18 vjeç u shprehën të gatshëm të votonin dhe thanë se e kuptonin rëndësinë e votës si një e drejtë qytetare por edhe detyrim moral që ata kanë ndaj vetes. Në pjesën më të madhe të prezantimeve u përfshinë edhe ata vetë duke diskutuar dhe duke shkëmbyer ide me trajnuesit e ardhur enkas për ta nga Tirana. Për më tepër disa prej tyre u shprehën se votimi do të jetë i pari angazhim që marrin, sapo kanë mbushur moshën 18 vjeçare.

Mikpritja nga drejtorët e gjimnazeve por edhe nga nxënësit ishte e ngrohtë si dita vetë, grupi i Votës Rinore ishte i përfshirë me seriozitet dhe misioni ndërgjegjësues për bashkëmoshatarët beratas u përmbush me sukses.