|
|
Trajnim me korespondentët e kshh që veprojnë në rrethe
Në dt.22 Prill 2013, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) zhvilloi trajnimin me tematikë “Mbi përmbajtjen dhe metodologjinë e aktiviteteve sensibilizuese dhe monitoruese në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare të 23 Qershorit 2013”. Në këtë trainim morrën pjesë korrespondentët e KShH-së, të cilët veprojnë në 7rrethe të vendit, konkretisht në Shkodër, Kukës, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorëdhe Gjirokastër.
Nëpërmjet këtij trainimi korrespondentët e KShH rritën kapacitetet e tyre profesionale, me qëllim për të kryer më mirë detyrat e tyre në kuadër tëprojektit “Rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për ushtrimin e të drejtëspër të votuar në Zgjedhjet Parlamentare të 23 Qershor 2013”, i cili realizohetme mbështetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Trainimi do t’i ndihmojë korrespondentët t’u përqasen me informacionin eduhurkategoritve të shtetasve, që janë në situata të ndryshme, si ata që votojnë përherë të parë, shtetasit që u përkasin grupeve minoritare, shtetasit me aftësi tëkufizuar etj. Gjithashtu, korrespondentët u njohën me dispozitat kryesore të Kodit Zgjedhor në fuqi, qëparashikojnë përgatitjen e listave të zgjedhësve, mënyrën e votimit, afatet, eprocedurat e procesit zgjedhor, si dhe çështje të tjera të rëndësishme që kanëtë bëjnë me ushtrimin e së drejtës për të votuar.
Në këtë trainim dhanë kontributin e tyre ekspertë të stafit të organizatës,përkatësisht znj.Vjollca Meçaj, Drejtore Ekzekutive; z.Niazi Jaho, KëshilltarLigjor; znj.Etilda Saliu, Drejtuese Programi; dhe znj.Erida Skëndaj,Koordinatore Projekti.
|
|