|
|
Me fushatë në media, FSHDPAK do informojë votuesit me aftësi të kufizuara
Në bashkëpunim me një ekip të medias, FSHDPAK do informojë votuesit me aftësi të kufizuara në lidhje me mundësinë për tu regjistruar e për të kërkuar shërbime mbështetëse për të votuar, realizuar kjo përmes një qasjeje multi-mediatike që përfshin radion, televizionin dhe mediat sociale.
- FSHDPAK-po përgatit një spot i cili do të transmetohet nga disa kanale televizive për gati dy muaj dhe do të shpërndahet edhe përmes face book-ut, Tëitter dhe YouTube. Ky spot do të transmetohet dhe përmes Radio Tiranës.
- Tre debate televizive, në secilin prej tre rretheve ku do të zbatohet projekti, do të organizohen gjatë muajit Maj, me përfshirjen e aktorëve kryesorë përgjegjës si edhe grupet e interesit mbi përgjegjësitë ligjore, të drejtat dhe detyrimet për të garantuar qasje të plotë dhe të barabartë për pjesëmarrjen në zgjedhje të zgjedhësve me aftësi të kufizuar.
|
|