Trajnim i të rinjeve rrom, fushata “Jam Rom Jam qytetar Shqiptar”

Ka ndodhur në datat 24, 25, 26 Maj 2013 në Vlorë ! Trajnim me të rinjtë rrom për të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe administrimi i proceseve zgjedhore.

Aktivitet i zbatuar nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri ( IRCA ) me mbështetjen financiare të programit të granteve të vogla të Ambasades se SHBA-se Tirane, në kuadër të fushatës “Jam rrom jam qytetar shqiptar”.

Në këtë aktivitet u trajnuan 25 të rinj rrom nga pesë qarqet ( Tiranë, Fier, Elbasan, Durrës, Vlorë) për të drejtën dhe përgjegjësinë qytetare për të marrë pjesë në zgjedhje. Ata morën njohuri rreth listës së votuesëve, fushatën, votimin, numërimin, vrojtimin si dhe rezultatin e zgjedhjeve.

Gjatë sesionit të trajnimit të rinjtë rrom improvizuan me role situata votimi të cilat në ditët në vazhdim, do t’ia trasmetojnë komunitetit të tyre në pesë qarqet e lartpërmendura.

Fushata “Jam rrom jam qytetar shqiptar” ka për qëllim të aftësojë të rinjtë rrom për të ndërgjegjësuar komunitetin e tyre në pjesëmarrjen në zgjedhje si dhe të advokojë për të sjellë zërin e komunitetit rrom më pranë vendimarrjes lokale dhe qendrore.