Vota rinore në qytetin e Rrëshenit

Ditën e hënë dt 20 maj 2013 grupi i vullnetarëve të Votës Rinore i përbërë nga M.Kola, D.Shehu, GJ.Dema, K.Sferaj, XH.Hysenaj dhe pedagogët E.Bano, E.Kokalari, F.Qurku, J.Kovaçi, J.Taraj , S.Jareci, u nisën drejt veri-perëndimit të Shqipërisë me qëllim vizitën në qytetin e Rrëshenit dhe Burrelit.

Udhëtimi nisi këndshëm për shkak dhe të motit të favorshëm ku u përfitua që në ndalesat rrugës të mund të flitej me udhëtarë të rastit dhe të ngjiteshin disa postera të projektit Vota Rinore në mënyrë që ti jepet sa më shumë jehonë këtij projekti.

Në qytetin e Rreshenit përfaqësuesit e Universitetit “Marin Barleti” u pritën nga kryetari i Bashkisë së qytetit z. Ndue Gega, i cili përveç mikpritjes së ngrohtë dhe interesit për projektin e Votës Rinore na falënderoi edhe për dhurimin e librave që shtëpia botuese “Dudaj” mbështetëse e universitetit tonë i dhuroi bibliotekës së qytetit të Rrëshenit, kaq arsim e kulturëdashës.

Nënkryetari i Bashkisë Rrëshen z. Bardhok Pulaj përveçse na shoqëroi në gjimnazin e qytetit ku u mirëpritëm dhe prezantuam më së miri projektin e Votës Rinore për të cilin gjimnazistët e këtij qyteti kishin shumë interes. Më pas Rrësheni na ofroi shumë surpriza ku vetë z. Pulaj na shoqëroi në Muzeun Etnografik të qytetit pranë Qendrës së Kulturës ku patëm fatin të shihnim nga afër një ekspozitë të ansamblit “Mirdita” me veshjet ndër vite të këtij ansambli dhe po ashtu pamë të gjitha veglat muzikore të përdorura ndër vite nga ky ansambël. Më pas u shoqëruam drejt katedrales së re të qytetit ku takuam edhe episkopin e Rrëshenit. Për studentët kjo vizitë ishte tepër interesante pasi duke qene se pjesa më e madhe ishin nga qytetet jugore të Shqipërisë, përveçse u njohën me këtë zonë të veri-perëndimit panë më nga pranë traditat popullore të tabanit shqiptar.

Kjo vizitë ishte vërtetë ndërthurja e të bukurës me të dobishmen.