Takimi i Vullnetarëve të Votës Rinore me Amb. Alexander A. Arvizu

Gjatë ditës së martë, 14 maj 2013 përfaqësuesit e projektit Vota Rinore patën mundësinë të takoheshin me Shkëlqesinë e tij Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Z.Arvizu.

Studentët shkurtimisht i paraqitën z. Arvizu projektin të cilin janë duke implementuar. Për studentët tanë vullnetarë gjeja më e rëndësishme është përfaqësimi dhe përfshirja në jetën shoqërore të vendit duke treguar se qytetarët e mirë dhe të denjë nuk mund të jenë indiferentë ndaj realitetit, për më tepër ju takon pikërisht atyre të reagojnë.

Vota rinore vazhdon me sukses udhëtimin me autobuzin e saj nëpër rrethe, ku udhëtimi i rradhës do të jetë në Burrel dhe Rrëshen ditën e premte, dt 17 maj 2013.