Qendra mjedisore EDEN ju fton të merrni pjesë në konferencën përmbyllëse të fushatës Zgjedhjet qendrore 2013...

Qendra mjedisore EDEN ka kënaqësintë t’ju ftojë të merrni pjesë në konferencën përmbyllëse të fushatës "Zgjedhjet qendrore 2013...Jepini Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm" ditën e enjte, datë 20 qershor 2013, ora 11:00, në ambjentet e hotel International, salla Onufri, Tiranë.

Qëllimi i kësaj konference është takimi me figura politike, shoqërinë civile, median dhe personazhe publike, për ndarjen e mendimeve, praktikave më të mira dhe rezultatet e fituara gjatë fushatës.

Qendra EDEN vlerëson pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj në këtë konferencë!

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brënda datës 19 qershor në:
Tel: 042239619
E-mail: albana.bregaj@eden-al.org

Ftesa (Shkarkoni në format PDF)