Forum Qytetar në Tiranë me pjesëmarrjen e kandidatëve për deputetë në Zgjedhjet Parlamentare të dt. 23 Qershor 2013

FTESË


Forum Qytetar në Tiranë me pjesëmarrjen e kandidatëve për deputetë në Zgjedhjet Parlamentare të dt. 23 Qershor 2013


Të nderuar kolegë ,
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka kënaqësintë t’ju ftojë të merrni pjesë në Forumin Qytetar me pjesëmarrjen e kandidatëve për deputetë në Zgjedhjet Parlamentare të dt.23 Qershor 2013. Auditor i këtij forumi do të jenë përfaqësues të organizatave jofitimprurëse dhe aktivistë të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit, studentë, intelektualë, përfaqësues të jetës akademike dhe të medias në qytetin e Tiranës, etj.

Objektivat e Forumit janë:
T’u jepet mundësi pjesëmarrësve të njohin personalisht kandidatët për deputetë të Qarkut të Tiranës.

Të mundësohet komunikimi direkt i kandidatëve për deputetë me zgjedhësit e zonës. Pjesëmarrësit të marrin njohuri rreth programeve të subjektëve zgjedhorë, për rrugët e zgjidhjes së problemeve që përbëjnë shqetësim për komunitetin qytetar, nëpërmjet adresimit të pyetjeve dhe dëgjimit të përgjigjeve nga kandidatët për deputetë.

Tematikat që do të diskutohen në këtë forum janë:


Rritja e cilësisë së arsimimit dhe përshtatja e tij me nevojat e zhvillimit të vendit Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore e sociale dhe rritja e aksesit për personat me aftësi të kufizuar

Forumi do të zhvillohet ditën e premte, në datën 14 Qershor, ora 10:30 - 13:15, tek Hotel Tirana, Salla Teuta.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj në këtë Forum!

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj ose jo deri në datën 12 Qershor 2013 në keto adresa:

Tel: 042233671 Mob: 0694075732 E-mail: office@ahc.org.al ose e.skendaj@ahc.org.al

Axhenda e Forumit


10:30-10:35      Fjala e hapjes - Znj.Vjollca Meçaj, Drejtore Ekzekutive
10:35-10:40      Prezantimi i kandidatëve për deputetë - Kandidatët për Deputetë të PD, PS, LSI, PR dhe FRD-së
10:40-10:45      Prezantimi i rregullave të Forumit - Znj.Vjollca Meçaj, Drejtore Ekzekutive
10:45-10:55      Pyetje nga pjesëmarrësit në sallë për çështjen e I-rë.
10:55-11:55      Përgjigjet e kandidatëve (Koha në dispozicion për secilin jo më shumë se 2 minuta për çdo pyetje)
11:55-12:05      Pyetje nga pjesëmarrësit në sallë për çështjen e II-të.
12:05-13:05      Përgjigjet e kandidatëve (Koha në dispozicion për secilin jo më shumë se 2 minuta për çdo pyetje)
13:05-13:15      Fjala mbyllëse e moderatorit - Znj.Vjollca Meçaj, Drejtore Ekzekutive